Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-zëdhënësi i KFOR-it: Nëse policët janë arrestuar në Kosovë, është shkelur rezoluta...

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Nëse policët janë arrestuar në Kosovë, është shkelur rezoluta 1244

Ish-zëdhënësi i misionit të KFOR-it në Kosovë, Vincent Grasso, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia Speciale e Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas tij, nëse vërtetohet se arrestimi ka ndodhur në Kosovë, Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe Rezolutën 1244.

“Nëse konfirmohet se “arrestimi” ka ndodhur në Kosovë, është shkelje e qartë e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244, prandaj @NATO_KFOR duhet të hetojë”, ka thënë Grasso.

Më tej, ai ka lënë të nënkuptohet se ky arrestim nuk mund të jetë i rastësishëm, pasi ai ka thënë se “dyshon”.

“Gjithsesi, a është rastësi që ka ndodhur derisa në Beograd, Vuçiq po takohej me KFOR-in? Dyshoj!”, ka përfunduar ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments