Paralajmërimi për sanksione ndaj Kosovës, Shchneeberger pyet BE-në: Çfarë sanksione janë në plan për Serbinë që shkaktoi krizën
Para 10 ore
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar pasi Radio Evropa e Lirë paralajmëroi se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës.
Politikania austriake përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se dëshiron të dijë se çfarë sanksione po planifikohen kundër Serbisë.
Ajo thotë se këto sanksione duhet të vendosen ndaj vendit që “shkaktoi krizën” në veri duke i tërhequr serbët e Kosovës nga institucionet.
“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktimin e krizës duke i tërhequr serbët lokal nga institucionet, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke i bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka pyetur ajo Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Reklama
Ajo ka shprehur dilemat e veta për paralajmërimin e sanksioneve ndaj Kosovës.
“Pse po sanksionohet Kosova? Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit? Apo për shkak se Kosova nuk do ta lejojë veten të shndërrohet në një kukull për t’u gjykuar nga autokratët?”.
“Kjo vendosmëri dhe ashpërsi duhet të vijë në pyetje dhe është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit, e jo kundër Kosovës, e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët e saj”, ka shkruar tutje këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.
"Exklusiv: EU bereitet Sanktionspaket gegen Kosovo vor"
Welche Sanktionen sind gegen #Serbien geplant, für die Verursachung dieser Krise durch Rückzug aus den Institutionen, Auslösung von Neuwahlen, Boykott der Wahlen und gewalttätige Angriffe auf NATO-Friedenstruppen?…
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) June 13, 2023