Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMbi 10 marrëveshje në Rendin e Ditës në mbledhjen e përbashkët të...

Mbi 10 marrëveshje në Rendin e Ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, këto janë disa që do të miratohen

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë detaje rreth mbledhjes për IndeksOnline.

Sipas tij në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

“Në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 14 qershor në Gjakovë pritet të nënshkruhen mbi 10 marrëveshje të reja të cilat do të përfshijnë fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetësisë,  bujqësisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Kryeziu.

Disa prej marrëveshjeve që priten të nënshkruhen:

  1. Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.
  • Marrëveshja në funksion te lehtësimit te procedurave të kontrollit te produkteve me origjine jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, mund të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.
  • Dakordimi për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm.
  • Do të ketë edhe marrëveshjeve tjera që kanë karakter teknik  dhe përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake.

Bëjmë të ditur se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

Ndër to është ajo për njohjen e ndërsjellët të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments