Kryeministri Edi Rama ka shkruar për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia, pas hyrjes së forcave të NATO-s.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve dhe pa miq të mirë sot nuk do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.
Postimi i plotë:
Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
/Gazeta Express