Sunday, November 24, 2024
HomeLajme24 vjet nga çlirimi i Kosovës

24 vjet nga çlirimi i Kosovës

Sot në Kosovë shënohet 24 vjetori i çlirimit të Kosovës. 24 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Kapitullimi i ish-Republikës së Jugosllavisë u bë më nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Para së të nënshkruhej dhe miratohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, mijëra trupa të vendeve të NATO-s, ishin vendosur në dy shtete në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Trupat e para që u futen në Kosovë ishin trupat e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë të cilët erdhën së pari në Kaçanik dhe vazhduan përshkimin e rrugës magjistrale deri në Prishtinë. Grupi i Betejës i Gardës Irlandeze të Mbretërisë ishin ushtarët e parë që rrugëtuan nga Kaçaniku në kryeqytet.

Në shënimin e kësaj dite, sot  do të organizohet pritje e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit, raporton Rtk.

Po ashtu liderët shtetëror, do të marrin marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Do të bëhen homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi, nderime dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, nderime tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në Prishtinë etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments