Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOpozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative

Opozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative

Politikani opozitar serb, Boban Bodganoviq, tha se është ftuar nga Shërbmet Sekrete Serbe (BIA), për bisedë informative, derisa shtoi se nuk e di arsyen dhe temën e bisedës.

Ai shkroi në Twitter se duhet të paraqitet sot në orën 09:00, e supozon se tema do të jetë mbështetja që po i jep integrimit të Serbisë në NATO dhe dialogun me Kosovën.

“Nesër në orën 09:00 jam i ftuar në ambientet e Agjencisë së Sigurisë (BIA) për një intervistë informative. Nuk e di cila është arsyeja dhe tema e bisedës, por supozoj se bëhet fjalë për mbështetjen time për Serbinë për integrimin euroatlantik dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai dje.

Bodganoviq është kryetar i subjektit “Odgovor”. Më 14 dhjetor të 2022-s pati vizituar Kosovën, ku nënshkroi marrëveshje me nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments