Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNdalimi i premierës së filmave në Luginë, Murati: Serbia t’i ndalojë provokimet...

Ndalimi i premierës së filmave në Luginë, Murati: Serbia t’i ndalojë provokimet që përshkallëzojnë situatën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në Tëitter për ndalimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli, të cilët sot patën në plan të shfaqnin premierën e dy filmave shqip në Luginë, por që kjo u shty për shkak të kësaj ndalese.

Për këtë pati reagime se Serbia po synon të ndalë shfaqjen e këtyre filmave shqip që janë të financuar nga Qeveria e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Murati, derisa tha se përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën dhe se do të dështojë përsëri.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, tha ai.

Më herët, deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është liruar drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Ismaili dhe aktori Veseli.

Shfaqja e filmave “Heshtje vret” dhe “I pabesi” ishin të shfaqeshin sot në nga ora 19:00.

Për këtë ndalim, Kamberi ka reaguar duke e quajtur si “sulm ndaj kulturës, traditës e identitetit kombëtar”.

Ndërkaq, Kamberi tha se në cilësinë e deputetit do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të kërkuar për këtë dhe se do t’i njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, derisa ka shtuar se filmat do të shikohen dhe madje nga një audiencë edhe më e madhe

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments