Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Miroslav Lajcak i shoqëruar nga Gabriel Escobar kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për të diskutuar elemente të rrugës përpara siç është theksuar në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell të dhënë në emër të 27 shteteve anëtare
Stano ka thënë se këto diskutime të emisarit Miroslav Lajcak kanë qenë tepër të vështira, sidomos në Prishtinë.
“Viziat e fundit ka kofnrimuar se palët vazhdojnë të kenë qëndrime fundamentalisht të kundërta në shumë çështje”, ka thënë Peter Stano
Ai tutje ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë në ditët e ardhshme me qëllim drejt arritjes së një marrëveshje, derisa ka konfirmuar se Miroslav Lajcak e ka ifnormuar tashmë Josep Borellin, dhe Borell është duke u konsultuar me shtetet anëtare.
Stano tutje ka thënë se BE iu bën thirrje palëve që të jenë konstrukvie dhe të gatshme për kompromis. Zëdhënsi i BE-së ka thënë për Express se Brukseli ka nevojë të shih hapa pozitivë sidomos nga Kosova për të shetnsionuar veriun në mënyrë të shpejt.
“BE-ja iu bën thirrje të dy palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për compromise. Ne kemi nevojë të shohim hapa pozitivë, sidomos nga Prishtina, për të ulur në shpejtësi tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka thënë Stano për Gazetën Express.
Ai thotë se nëse palët do të dështojnë të veprojnë, BE është e gatshme që të ndërmarrë masa të cilat do të kenë ndikim në raportet me Bashkimin Evropian.
“Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa të vendosura që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona”, ka përfunduar Peter Stano.