Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRakiq e Simiq nuk i ndahen protestave në veri

Rakiq e Simiq nuk i ndahen protestave në veri

Situatë e qetë është raportuar gjatë gjithë ditës në komunën e Zveçanit, ku po protestohet tash e dy javë kundër kryetarit Ilir Peci.

Prezent në protestë raportohet se ishin edhe dy udhëheqësit e Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Këta të fundit e kanë përkrahur protestën e serbëve kundër kryetarit shqiptar tash e dy javë, ku edhe kanë qëndruar së bashku me protestues gati gjatë gjithë kohës.

Protestat në këtë komunë u nisën nga qytetarë serbë dy javë më parë, kur detyrën e tij filloi ta ushtroj kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Ilir Peci.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments