Monday, November 25, 2024
HomeLajmeDy javë nga tensionimi i situatës në veri, protestat vazhdojnë

Dy javë nga tensionimi i situatës në veri, protestat vazhdojnë

Sot janë bërë dy javë kur katër kryetarët e rinj të zgjedhur në komunat veriore shkuan në vendet e tyre të punës, në objektet komunale.

Ata u futën në zyre nën masa të rrepta të sigurisë ndërsa para objekteve komunale u mblodhën grupe të protestuesve të cilat kundërshtojnë ende praninë e policisë aty.

Situata ishte tensionuar të premten me 26 maj ndërsa të hënën me 29 maj shpërtheu dhuna ku mbeten të lënduar rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it dhe disa protestues serbë.

Në këto ngjarje e pësuan edhe shumë ekipe të mediave të cilave u shkatërruan automjetet dhe pajisjet e punës.

Tani ndonëse situata është e qetë ende serbët po protestojnë para barrikadave të vendosura nga KFOR-i.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments