Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeJep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.

Njoftimi i bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments