Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShenja për krizë ekonomike në Turqi, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

Shenja për krizë ekonomike në Turqi, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

Shenja për krizë ekonomike në Turqi, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

Me Turqinë që po përballet me një krizë financiare të afërt, presidenti i sapozgjedhur Rexhep Tajip Erdogan i dha politikanit dhe ekonomistit Mehmet Simsek rolin për të drejtuar ministrinë e financave. Analistët thonë se kjo lëvizje shënon një kthim dramatik të politikës ekonomike. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, mbeten pikëpyetje nëse Erdogan do të pajtohet me politikat që mund të zgjedhë ministri Simsek.

Emërimi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i Mehmet Simsekut, një ish-bankier amerikan, si ministër i financave, shihet gjerësisht si tregues i fundit të politikës jotradicionale të ndjekur nga Erdogani për uljen e normave të interesit për të zbutur inflacionin në rritje, që zyrtarisht shkon në rreth 40%.

Emërimi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i Mehmet Simsekut, një ish-bankier amerikan, si ministër i financave, shihet gjerësisht si tregues i fundit të politikës jotradicionale të ndjekur nga Erdogani për uljen e normave të interesit për të zbutur inflacionin në rritje, që zyrtarisht shkon në rreth 40%.

“Kjo shënon një kthesë 180-gradë të politikave ekonomike të Erdoganit. Dhe ai ka ndjekur politika jotradicionale për pjesën më të madhe të dekadës së fundit. Simsek ishte në administratën e mëparshme të Erdoganit që ndoqi ato politika dhe u largua sepse nuk i pëlqenin. Pra, mendoj se fakti që ai është kthyer sugjeron që Erdogani e ka kuptuar se duhet të bëjë diçka ndryshe”, thotë Timothy Ash me firmën ‘Blue Bay Asset Management’.

Shumë fajësojnë politikën e normave të ulta të interesit të Erdoganit për rritjen e inflacionit, i cili mbetet i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë, me tregtarët dhe blerësit të goditur rëndë.

“Fuqia blerëse e të gjithëve është në rënie, kjo është shumë e qartë. Sidomos kur shet frutat dhe perimet në treg, shihet qartë se sa ka rënë aftësia blerëse e njerëzve”, thotë tregtari Gurol Simsek.

Lira turke është dobësuar në nivele të ulëta rekord pas rizgjedhjes së Erdoganit dhe Turqisë i kanë mbetur pak rezerva valutore për ta mbrojtur atë.

Turistët pritet të plotësojnë rezervat e valutës së huaj, por analistët paralajmërojnë se koha po kalon për të shmangur një krizë.

“Turqia po shkon me shumë shpejtësi drejt një krize valutore ose, më zyrtarisht, krizës së bilancit të pagesave. Unë personalisht mendoj se Turqia nuk mund të mbijetojë këtë dimër pa ndryshime të mëdha, thelbësore dhe të besueshme të politikës ekonomike” thotë Atilla Yesilada me firmën ‘Global Source Partners’.

Kthimi në praktikën ekonomike të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin është një opsion për rritjen e investimeve të huaja dhe madje mund ta afrojë Turqinë me aleatët tradicionalë perëndimorë.

“Shqetësimi është se gjashtë muaj më vonë dhe përpara zgjedhjeve lokale që priten në fillim të vitit të ardhshëm, Erdogani mund të mos pranojë më këtë politikë të shtrënguar dhe mund të fillojë të ushtrojë presion mbi Simsekun që të mos bëjë atë që duhet të bëjë ose madje ta shkarkojë atë”, thotë analisti Timothy Ash.

Erdogani tashmë ka deklaruar se prioriteti i tij është të rimarrë kryesinë e Stambollit nga opozita. Politika – si gjithmonë – ka të ngjarë të diktojë nëse Turqia do të ngulmojë dhe do të marrë vendime të vështira për ekonominë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments