Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeEdhe ministri Rashiq përkrah zgjedhjet në veri

Edhe ministri Rashiq përkrah zgjedhjet në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se ai përkrahë idenë për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës e cila sipas tij është e vetmja mënyrë për qetësim të situatës.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt.

“Për një përshkallëzim të situatës është të mbahen zgjedhje dhe jam që ato të mbahen sa më shpejtë”, ka thënë ai për tëvë1.

Sipas tij edhe vet presidenti serb Vuçiq do të inkurajojë serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

I pyetur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar se zgjedhjet duhet të mbahen deri në korrik, Rashiq ka thënë se kjo edhe ligjërisht është e pamundur.

Ai ka thënë se Escobar e ka pas për qëllim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë.

Por mbrëmë gjatë intervistës në “France 24” kryeministri I Kosovës Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje të parakohshme në veri mund të ketë pas disa muajve. Kurti ka thënë se zgjedhjet mund të ketë vetëm pas heqjes së grupeve të dhunshme nga veriu.

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet të kemi së pari që të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje të hershme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments