Monday, November 25, 2024
HomeLajmeZgjedhje të shpejta në veri, Kurtit po i kërkon edhe ministri i...

Zgjedhje të shpejta në veri, Kurtit po i kërkon edhe ministri i tij serb Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se ai përkrahë idenë për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës e cila sipas tij është e vetmja mënyrë për qetësim të situatës.

Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë.

“Për një përshkallëzim të situatës është të mbahen zgjedhje dhe jam që ato të mbahen sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe vet presidenti serb Vuçiq do të inkurajojë serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

I pyetur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar se zgjedhjet duhet të mbahen deri në korrik, Rashiq ka thënë se kjo edhe ligjërisht është e pamundur.

Por ai ka thënë se Escobar e ka pas për qëllim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë.

Por mbrëmë gjatë intervistës në “France 24” kryeministri I Kosovës Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje të parakohshme në veri mund të ketë pas disa muajve. Kurti ka thënë se zgjedhjet mund të ketë vetëm pas heqjes së grupeve të dhunshme nga veriu.

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet të kemi së pari që të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje të hershme.

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri nuk duhet ta presin fundin e korrikut.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se zgjedhjeve duhet t’i paraprijë edhe një kampanjë e lirë dhe fer. Ai ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të merret pushteti pa pjesëmarrje në zgjedhje.

“Së pari na duhet një kampanjë e liurë dhe fer, e pastaj zgjedhje të parakohshme. E di që di këta katër kryetarë nuk do të rizgjedhen. Por në Kosovë s’mund ta marrësh pushtetin pa pjesëmarrje në zgjedhje”, ka deklaruar kryeministri, transmeton Gazeta Express.

Për katër kryerarët shqiptarë në komunat veriore, Kurti ka thënë se legjitimiteti i tyre është i ulët, por ka deklaruar se nuk është faji i tyre për bojkotin e zgjedhjeve në këto komuna.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhjet e hershme. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero”, ka thënë tutje ai.

Sipas kryeministrit, për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.

“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik në vend”, ka thënë në fund ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments