Sunday, November 24, 2024
HomeBota“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se është i pasaktë lajmi se po shqyrtohet mundësia e zgjedhjes së tij si kryeministër në rast të dorëheqjes së Ana Bërnabiqit.

“Kjo nuk ka qenë fare temë dhe as nuk është përmendur në bisedën time të djeshme me presidentin Aleksandar Vuçiq, por planet dhe qëllimet e bashkëpunimit tonë në periudhën e ardhshme”, tha Daçiq për Tanjug.

Disa media në Serbi kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e konsideron Daçiqin si kryeministër të ri në rast se  Ana Bërnabiq largohet nga ky post.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments