Sunday, November 24, 2024
HomeBotaRusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus – ai kishte vrarë civilë...

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus – ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

“Trupat Vullnetare Ruse” dhe “Legjioni i Lirisë së Rusisë” kanë thënë se një kolonel i Forcave të Armatosura Ruse, Andrey Stesev, u vra në territorin e Belgorod Oblast.

“Gjatë një operacioni të përbashkët të trupave vullnetare ruse dhe forcave të Legjionit të Lirisë së Rusisë në territorin e Belgorod Oblast, u vra koloneli Andrey Vasilyevich Stesev, një ushtarak i Forcave të Armatosura Ruse”, citohet të kenë thënë ata në një deklaratë, shkruan Pravda

Sipas asaj që kanë theksuar ata, “ai vdiq në betejë, si një oficer me armë në duar, por duhet të themi se këto duar janë të mbuluara deri në bërryla në gjak”.

Dhe siç është shtuar më tej, me urdhër të tij, ai dhe vartësit e tij kishin terrorizuar sistematikisht popullsinë e Belgorod Oblast dhe kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tyre.

Madje, siç shkruhej më tej, “më herët, Stesev vrau civilë në Çeçeni, Jugosllavi, Abkhazi dhe Ukrainë”. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments