Jörn Rohde, ambasadore i Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.
E ato kërkesa të BE-së janë shtensionimi i situatës në Veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.
Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.
”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.
QUINT’i përmes një deklarate të përbashkët e kishte fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri, duke thënë se “ato veprime ishin të njëanshme”.