Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje.
Ajo po fajëson “industritë mediale” për këtë, raporton Danas.
Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë – jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje – nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiqit”, ka deklaruar ajo.