Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKomandanti i KFOR-it për situatën në veri: Albin Kurti ka bërë veprime...

Komandanti i KFOR-it për situatën në veri: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka folur për situatën në veriun e Kosovës.

Ai i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas shefit të misionit të NATO-s janë veprime të njëanshme.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai në një intervistë për gazetën italiane Corriere Della Sera.

Ristuccia tha se mjedisi në Kosovë është i mbushur me retorikë të rrezikshme.

“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”, tha ai.

Numri një i misionit të NATO-s në Kosovë theksoi se janë arritur rezultate të mira gjatë njëzet vjetëve të fundit.

“Në njëzet vjetët e fundit janë arritur rezultate të rëndësishme. Edhe në kushtet e bashkëjetesës paqësore. Por, duke filluar nga viti 2021, vetëm një hap prapa, si karkalecat. Për shkak të polarizimit ekstrem të disa fakteve, të shfrytëzuara nga të gjitha palët e përfshira në emër të politikave ekstremiste, të cilat kanë cenuar stabilitetin mes dy grupeve etnike”, theksoi Ristuccia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments