Gjatë kontrolleve të pandërprera nga toka dhe ajri, përmes dronëve, u evidentua dhe parcela e fundit me bimë narkotike në fshatin Vukpalaj. Brenda saj ishte kultivuar 116 rrënjë kanabis, të cilat u shkatërruan me djegie nga efektivë.
Gjithashtu në lidhje me këtë aktivitet kriminal u bë e mundur arrestimi i kultivuesit të bimëve të kanabisit, teksa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe”, shkruhet në njoftimin e policisë për këtë rast.