Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ku njofton për një telefonatë që ka pasë më ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe tregoi për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në Veri.
Së pari ndalja e dhunës dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike, i tha Kurti ministrit të Emirateve
“Pata një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai.
Bashkimi Europian ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të vendit për të ulur tensionet atje krahas dy kërkesave tjera – pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit. Këto kërkesa i shpalosi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten Osmani, presidentin serb, si dhe kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron, të cilët u angazhuan pas situatës në Veri.