Saturday, November 23, 2024
HomeBota“Nuk ka gjermanë dhe europianë të zinj”, jep dorëheqjen politikani pas deklaratave...

“Nuk ka gjermanë dhe europianë të zinj”, jep dorëheqjen politikani pas deklaratave raciste

“Në qoftë se qytetërimi europian nuk dëshiron të shkatërrohet vetëm për të qetësuar komplekset e shoqërisë, herët ose vonë duhet thëne me qartësi, supremacia e bardhë është ok”.

Kjo nuk është pjesë e marrë nga libri “Mein Kampf” i shkruar nga Adolf Hitler, por disa nga deklaratat që i kanë kushtuar karrierën politike liderit të lëvizjes rinore të një partie.

Marvin Neumann sapo ishte zgjedhur si kreu i Junge Alternative, lëvizjes rinore të partisë së djathtë Alternative fur Deutschland (AfD), duke premtuar në programin e tij shndërrimin e lëvizjes në një strukturë “më profesionale, estetike dhe e mprehtë në qëndrimet e saj”.  

Por mjaftuan dy javë për të kuptuar që pozicionet e Neumann ishin tepër ekstreme edhe për një parti që prej vitesh monitorohet nga autoritetet shtetërore gjermane për qasjen e saj konservatore dhe deri diku raciste.

Por Neumann shkonte më tej dhe në mënyrë eksplicite, me postime në Twitter ku rikthente teori që shoqëria gjermane, të paktën në pjesën e saj më të madhe, ka refuzuar nga fundi tragjik i Luftës së Dytë Botërore.

“Nuk ka gjermanë dhe europianë të zinj, europianët dhe pasardhësit e tyre mund të shndërrohen dikur në gjermanë, por afrikanët kurrë. Në rastin më të mirë, do jenë pjesë e një shoqërie dhe do kenë atë nënshtetësi, por nuk do kenë kurrë identitetin europian”, shkruante ndër të tjerat Neumann.

Pozicionet e tij kanë shtrënguar liderët e partisë AfD të kërkonin menjëherë largimin e tij nga drejtimi i lëvizjes, në një moment ku partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit, ku AfD duket e izoluar nga partitë e mëdha, dhe në radhë të parë nga CDU-ja e kancelares Angela Merkel, që kanë bërë të ditur që një aleancë me partinë e djathtë nuk do të ndodhë kurrë, edhe pse në sondazhet e fundit popullariteti i tyre duket në rritje, në veçanti në pjesën lindore të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments