Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeAtiq s’po ndalet – nga vendimi për rrymën, ndryshon vulën në Mitrovicën...

Atiq s’po ndalet – nga vendimi për rrymën, ndryshon vulën në Mitrovicën e Veriut nga “Zyra Administrative” në “Republika e Kosovës”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka marr vendim për ndryshim të vulës zyrtare në këtë komunë.

Kësisoj, nga emërtimi “Zyra administrative e Mitrovicës së Veriut” në vulën e re do të shkruhet “Republika e Kosovës – Komuna Mitrovica e Veriut”.

Kujtojmë se Atiq u betua më 19 maj në ceremoni e procedurë të shkurtër.

I njëjti fitoi zgjedhjet komunale të 23 prillit, në procesin e bojkotuar nga serbët. Është hera e parë që kjo komunë udhëhiqet nga një shqiptar.

Vlen të theksohet se Komunave e Mitrovicës veriore ka kërkuar nga ZRRE që të fillojë faturimin për qytetarët e veriut për pagesën e energjisë elektrike.

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments