Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdon protesta në Zveçan/ Protestuesit kërkojnë largimin e policisë nga objekti i...

Vazhdon protesta në Zveçan/ Protestuesit kërkojnë largimin e policisë nga objekti i komunës

Po vazhdon edhe sot protesta e serbëve të cilët janë mbledhur para objektit të komunës në Zveçan për të shprehur pakënaqësinë e tyre, siç thonë ata ‘pushtimin e ndërtesës nga Policia e Kosovës’.

Protestuesit sot mbajnë në duar pankarta me mbishkrim ‘paqe dhe liri’.

KFOR-i vazhdon të qëndroi i vendosur para objektit të komunës, ndonëse në numër më të vogël se ditët e kaluara.

Aktualisht situata është e qetë ndërsa kohë pas kohe protestuesit lëshojnë muzikë me përmbajtje dhe thirrje nacionaliste.

Në anën tjetër Policia e Kosovës vazhdon të qëndroi brenda në komunë ndërsa automjetet e blinduara të tyre po ruhen nga KFOR-i pasi që ndodhen brenda kordonit të sigurisë./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments