Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë sot një vizitë në veri. Ministri ka vizituar pendën e ujmanit dsi dhe urën e Bisticës. Pamjet e vizitës së tij ngjasojnë me pamjet e filmave aksion.
“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet.
Sovraniteti është i patjetërsueshëm” shkruan Sveçla në njoftim.