Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti kërkon mbështetje për Policinë e Kosovës, deputetët e VV’së e duartrokasin

Kurti kërkon mbështetje për Policinë e Kosovës, deputetët e VV’së e duartrokasin

Kryeministri Albin Kurti sot është në debat parlamentar për situatën e krijuar së fundi në veri të vendit.

Ai tha se Kosova po përballet me një milici fashiste në veri të vendit dhe i ka kërkuar që ta mbështesin Policinë e Kosovës.

“A e kuptoni me çka kemi të bëjmë? Me milici fashiste. Për këtë përballje Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Kosovës –  e ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës – ju tregoni a e ka! Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës – e ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje – jepjani këtë mbështetje”, tha Kurti.

Pas kësaj deklarate ai u ndërpre nga duartrokitjet e deputetëve të Vetëvendosjes.

Kurti më pas vazhdoi duke thënë se s’janë kundër serbëve dhe se Lista Serbe duhet të paguajë për vendimin politik që të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës, e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste. Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar që të kthehen në institucione. Iu kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin kardinal të Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet dhe i braktisi institucionet nuk duhet ta paguajë Republika jonë, po Lista Serbe. Ai është vendim politik i tyre, që pasojat duhet t’i marrin vetë.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments