Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaNuk u respektua armëpushimi, SHBA sanksionon Sudanin

Nuk u respektua armëpushimi, SHBA sanksionon Sudanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 qershor se kanë vendosur sanksione ndaj liderëve sudanezë, të cilët i fajësuan për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite.

Përkundër që së fundi u zgjat marrëveshja për armëpushim, në një treg në kryeqytetin sudanez, Khartoum, u raportua për bombardime dhe sulme ajrore, që vranë 18 civilë.

Për gati shtatë javë, Khartoum dhe pjesë të tjera të Sudanit janë përfshirë në një luftë të përgjakshme midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Uashingtoni i cilësoi të dyja këto si përgjegjëse për shkeljen e armëpushimit dhe provokimin e gjakderdhjes “të tmerrshme”.

“Ne jemi duke vendosur sanksione ekonomike, duke vendosur kufizime vizash kundër aktorëve që po përjetësojnë dhunën”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Luftimet më Sudan vazhduan më 1 qershor. Dëshmitarët raportuan se panë “artileri të rëndë” në veri të Khartoum-it, disa ditë pasi të dyja palët kishin rënë dakord të zgjasnin për pesë ditë armëpushimin që synonte t’i lejonte dërgesat e ndihmave urgjente.

Një ditë më parë, ushtria bombardoi bazat e RSF-së në kryeqytet pasi u tërhoq nga bisedimet e armëpushimit në qytetin saudit të Jeddah, duke akuzuar rivalin e saj për shkeljen e armëpushimit.

“Tetëmbëdhjetë civilë u vranë dhe 106 u plagosën” nga zjarri i artilerisë së ushtrisë dhe bombardimet ajrore të mërkurën në një treg në Khartoum jugor, tha një komitet i avokatëve të të drejtave të njeriut./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments