Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar tensionet në Veri të Kosovës, e ka cilësuar situatën “më kritike se asnjëherë më parë që nga lufta e çlirimit të Kosovës”.
Nga ana tjetër, sipas Berishës, rivali i tij Edi Rama ka qenë një ndihmës i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Reagimet e ndërkombëtarëve Berisha i sheh me skepticizëm nëse ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon. “Druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës lexohen si inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç ndaj jam skeptik që ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon”, u shpreh Berisha