Protestës së sotme të serbëve të veriut i janë bashkuar edhe punëtorët serbë të Trepçës
Ata thonë se kanë dalë në përkrahje të protestuesve rreth kërkesave që ata kanë, dhe jo vetëm kaq.
Sipas deklaratave, ata janë detyruar ta ndalin punën pasi thonë se rruga ka pesë ditë që është bllokuar dhe kjo ka bërë që të bllokohet edhe shpërndarja e materialit jashtë minierës.
“Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët dhe që 5 ditë nuk kemi punuar, nuk kemi pasur mundësi ta shpërndajmë materialin jashtë minierës”, thanë ata.Gazetari i T7 Unitet Berisha, sjell pamje dhe deklarata nga punëtorët e Trepçës.