Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeÇka tha Erdogan e çka Kurti për situatën në veri, gjatë një...

Çka tha Erdogan e çka Kurti për situatën në veri, gjatë një bisede telefonike që ata patën mbrëmë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.

Në një postim në “Tëitter”, Presidenca turke, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për situatën e tensionuar në veri.

Kurti ka thënë se Erdoganit i ka përcjellur edhe shqetësimet e tij, siç ka shkruar ai, rreth “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se Erdoganin e ka uruar për rizgjedhjen president në zgjedhjet e fundit që u mbajën në Turqi

“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë së dhunshme serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me vote – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments