Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeZhvillimet e fundit: KFOR-i i fton për negociata, krerët e Listës Srpska...

Zhvillimet e fundit: KFOR-i i fton për negociata, krerët e Listës Srpska hyjnë në një objekt në Zveçan

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, me bashkëpunëtorë, është ftuar nga pjesëtarët e KFOR-it për një takim.

Përfaqësuesit serbë e kanë pranuar ftesën dhe T7 raporton se ata po hyjnë në një objekt afër komunës.

Turma ndërkaq ka nisur të shpërndahet në orët e pasditës dhe sot nuk ka pasur përplasje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it që gjenden rreth objektit të komunës.

KFOR ka vendosur rrethoja të hekurta rreth komunës në Zveçan, në Leposaviq dhe në Zubin Potok.

Protestat pranë këtyre komunave po mbahen prej të premtes, kur kryetarët e rinj shqiptarë hynë me ndihmën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në objektet komunale, përkundër rezistencës së turmave me serbë.

30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasjeje mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve të hënën në Zveçan. /Express/

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments