Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVetëvendosje prish koalicionin me PDK-në në Gjilan

Vetëvendosje prish koalicionin me PDK-në në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë prishur bashkëpunimin për qeverisje në Komunën  e Gjilanit.

Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Alban Hyseni.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me rradhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, është shprehur Hyseni.

“Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen, por anulohen, pa alternativë!”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë parimorë dhe se askush nuk do ta pengojë misionin e tyre.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments