Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVendimi fatkeq i Kurtit”/ Profesori amerikan: Kryeministri minoi rëndë pozicionin e tij...

Vendimi fatkeq i Kurtit”/ Profesori amerikan: Kryeministri minoi rëndë pozicionin e tij me SHBA, BE dhe sekretarin Blinken – kështu duhet të veprojë

Profesori amerikan Alon Ben-Meir, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, protestat që po mbahen atje nga serbët, dhunën nga protestuesit serbë e punën e kryetarëve të komunave veriore.

Ai e quan vendim fatkeq vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për ta dërguar policinë e Kosovës në veri, për t’i ruajtur objektet e komunave atje, që thotë se nuk ishte veprim i mençur nga ai dhe provokim për situatën.

“Vendimi i kryeministrit Kurti për të dërguar policinë për të shuar demonstratat e serbëve etnikë në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – në rastin më të mirë ishte i pamenduar për disa arsye. Së pari, edhe pse komunat janë pjesë e Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë të drejtë teknike të hyjnë në ndërtesat komunale, ta bësh këtë në këtë moment kur tensionet me veriun janë kaq të larta është një hap provokues që nuk ishte as i nevojshëm dhe as i mençur”, thotë ai.

Sipas tij, dërgimi i policëve në veri ishte masë e pajustifikuar, derisa Kurti është dashur ta dijë se vetëm prania e policisë do të nxiste rezistencë nga serbët.

“Së dyti, dërgimi i forcës policore për të shuar demonstratat ishte një masë krejtësisht e pajustifikuar, duke ditur se vetëm prania e policisë së Kosovës mund të nxiste rezistencë të dhunshme dhe Kurti duhet ta dinte se serbët etnikë në veri nuk do të frikësoheshin, veçanërisht duke pasur parasysh dominimin e tyre. në atë zonë”, vlerëson Ben Meir.

Profesori thotë për Gazeta Blic se edhe pse zgjedhjet ishin të lira, fakti që 95 për qind e serbëve i kanë bojkotuar ato, nuk janë legjitime.

“Së treti, megjithëse teknikisht zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme, fakti që shumica dërrmuese e serbëve – 95 për qind – njoftuan paraprakisht se do t’i bojkotonin zgjedhjet do të thotë se kryetarët e komunave u zgjodhën me 3.7 për qind, që sipas asnjë standardi nuk është legjitime dhe në kundërshtim me demokracinë, ku sundon shumica”, shton ai.

Sipas tij, vendimi i Kurtit që ta dërgojë Policinë në veri, pa u koordinuar me KFOR-in, e ka minuar rëndë pozicionin e tij me BE-në dhe SHBA-të e sekretarin Blinken.

“Duke hedhur shortin e Kosovës me BE-në dhe SHBA-në, që Kurti të dërgojë policinë në zonën me shumicë serbe në veri, pa koordinim me KFOR-in, ka minuar rëndë pozicionin e tij si me BE-në ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte shumë i qartë kur tha “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja””, deklaron Alon Ben-Meir për Gazeta Blic.

Ai shton se veprimet e Kurtit e kanë ndihmuar Vuçiqin, i cili menjëherë ngriti gatshmërinë ushtarake dhe i dërgoi pranë kufirit me Kosovën.

“Veprimet e Kurtit thjesht e ndihmuan presidentin serb Vuçiq, i cili menjëherë ngriti gatishmërinë e forcave të tij të armatosura dhe i dërgoi ato pranë kufirit me Kosovën. Kjo ka rritur edhe më shumë tensionin dhe ka helmuar më tej marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Profesori amerikan thekson se veprimi i Kurtit ishte ai që dëshironte Putin, i cili bën çmos për ta destabilizuar Ballkanin.

“Veprimi i Kurtit ishte pikërisht ajo që dëshironte presidenti rus Putin. Putini ishte i vendosur dhe bëri çmos për të destabilizuar Ballkanin, dhe veprimet e Kurtit thjesht përmbushën dëshirat e Putinit, veçanërisht kur BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po bënin gjithçka që mundeshin për të stabilizuar rajonin, veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon”, shprehet ai.

Ben Meir thotë se Kurti duhet t’i marrë parasysh këshillat e BE-së dhe SHBA-së që të tërheqë policinë dhe të krijojë mjedis të nevojshëm për të nisur negociatat për

Sigurisht, këto zgjedhje dhe vendimi i Kurtit për të dërguar policinë dhe për të lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në një zgjidhje të qëndrueshme për komunat e përfshira. Kurti duhet të marrë parasysh këshillat e BE-së dhe SHBA-së: tërhiqni policinë, të bëni të gjitha përpjekjet për të qetësuar atmosferën dhe të krijoni mjedisin e nevojshëm për të rifilluar negociatat për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, deklaron profesori amerikan, Alon Ben Meir.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments