KFOR-i i ka shtuar masat e sigurisë në Leposaviq dhe Zveçan, ndërsa tensionet në veri kanë hyrë në ditën e tretë.
Gazetari i T7, Çlirimtar Morina raportoi më herët se sot në Leposaviq janë mbledhur një numër më i madh i serbëve.
Kësisoj, KFOR-i i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në Zveça.
Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.
Mediumi serb në Kosovë, Kossev, ka publikuar një video nga momenti kur pjesëtarët e KFOR-it i vendosin telat rrethorë me gjemba.