Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaGashi: Dinjiteti i Kosovës është përdhosur jo nga policët, por ata që...

Gashi: Dinjiteti i Kosovës është përdhosur jo nga policët, por ata që kanë prishur aleancat me partnerët

Ish-ambasadori, Qëndrim Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e Kosovës është fajtore për humbje të dinjitet dhe prishje të aleancave me partnerët.

Ai thotë se Kosovës i duhet një qeveri e re.

“Dinjiteti i Kosovës është përdhosur sot jo nga policët, jo nga protestuesit aq shumë, sa nga ata që kanë prishur aleancat tona me partnerët”, tha ai.

“Deklarata e kryeministrit sot ishte si e një partie jo të ezauruar. Më vjen keq për simpatizantët e VV-së. Ata po e shohin që lidershipi është katapultuar dhe se ata po shikojnë ku do të bien se nuk e dinë. Kosovës i duhet lidership që do ta riparojë aleancat”, shtoi Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments