Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Fluidi Group” L.L.C Velekincë, Gjilan, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për fabrikën për prodhimin-rafinimin e vajit ushqimor dhe margarines në Velekincë, Gjilan në zonën kadastrale Pasjan.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 13.07.2023 në ora 10:00 në Shkollën Fillore “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë do të organizohet debat publik nga kompania “Fluidi Group” L.L.C Velekincë, Gjilan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM https://us04web.zoom.us/j/77195277726pwd=fEGq95OXTp05RfWdCybKRLServJ4km.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Fluidi Group” L.L.C Velekincë, Gjilan për fabrikën për prodhimin-rafinimin e vajit ushqimor dhe margarines në Velekincë, Gjilan në zonën kadastrale Pasjan.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.