Kjo konfirmohet edhe nga gazetari i njohur shqiptar, Julian Kasapi. Në një prononcim për “Indeksonline” tregoi se si personat e maskuar e ndaluan atë dhe kameramanin e tij.
Madje, dyshimet se kishte policë serbë të involvuar, ai i lidh me kërkimin e letërnjoftimit.
Në orët e hershme të mëngjesit. Ishim duke filmuar. Aty erdhi një djalë i ri dhe na pyeti se çfarë po bëjmë. Na rrethuan 10 persona. Një më i moshuar prej tyre na kërkoi që të hapim kamerën për të parë filmimet tona për shkak të filmimeve që i bënim.
Na kërkuan që ti fshinim të gjitha. Por ajo çfarë na bërë përshtypje ishte se na kërkoi letërnjoftimet. Me sa duket ishte person efektiv i policisë serbe.
Na kërkoi t’i fshinimi edhe pamjet e djeshme ku kemi qenë përballë komunës së Zvecanit ku s’kishte asnjë protestues”, u shpreh ai.