Ka vazhduar sulmi ndaj gazetarëve nga persona të maskuar në Leposaviq.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se mediumit Tëvë1, persona të maskuar ia kanë thyer kamerën.
“Në Komunën e Leposaviqit aktualisht gazetarët e mbi 10 medieve janë sulmuar nga persona të maskuar. Kolegët nga Tëvë1 kanë njoftuar AGK-në, se disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska”, ka njoftuar AGK.
Sipas tyre, këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, prandaj u k bërë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar.Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë sulmuar edhe disa gazetarë nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.