Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKupchan: Nuk ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do...

Kupchan: Nuk ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do të konfrontoheshin me NATO

Serbia ka rritur gatishmërinë e saj ushtarake dhe ka thënë se është duke dislokuar trupa afër kufirit.

Kështu u njoftua dje nga ministria e mbrojtjes së Serbisë

Por gjasat që Serbia të futet me ushtri në Kosovë janë të pamundura. Kështu thotë Charles Kupchan nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.

Nuk mendoj se ka gjasa që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, pjesërisht për faktin se do të konfrontoheshin me forcat e NATO-s. Kjo e vendos Serbinë dhe NATO-n në një pozitë shumë të vështirë, në një kohë kur po përpiqemi ta avancojmë integrimin e Serbisë në institucionet transatlantike dhe evropiane. Pra, nuk pres të shoh konflikt ushtarak si rezultat i hyrjes së ushtrisë serbe në veri të Kosovës”, tha ai për REL.

Sipas Kupchan, çdo sjellje ngatërrestare në rajon shkon në dobi të Rusisë – qofshin ato deklarata të [udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad] Dodik, qoftë situata e vështirë politike në Mal të Zi, qofshin konfrontimet me KFOR-in…

“Rusët përpiqen të përfitojnë nga përçarjet, ndarjet dhe mosmarrëveshjet politike. Sa herë që shfaqen çarje, Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë ato për të rritur ndikimin në rajon dhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit në institucionet evropiane dhe atlantike”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments