Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKFOR-i i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën...

KFOR-i i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën në veri

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës në veri të Kosovës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se KFOR-i, i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri.

“Për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimin, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodhi dhe parandaloni çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshiheni pas tregimeve të rreme”, thuhet në njoftim.

KFOR-i bëri të ditur se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk janë të rrezikshme për jetën.

Nga protesta, 11 ushtarë italianë dhe 19 nga kontingjentin hungarezë kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, duke kryer mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, vijon komunikata.

KFOR-i bëri të ditur se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments