Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaAnulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23” për shkak të tensioneve...

Anulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23” për shkak të tensioneve në veri

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka thënë se i ka anuluar aktivitetet e parapara të ushtrimit “Defender Europe 23” për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrotjes, aktivitetet “Defender Europe 23” do të anulohen vetëm sot (të martën e 29 majit).

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”,  thuhet në njoftim Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Ndërsa Situata në veri ka eskaluar si rezultat i kundërshtimit të kryetarëve të rinj shqiptarë nga serbët lokalë, dhe kjo ka shkaktuar edhe dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments