Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën të cilën e quajti tronditës në Zveçan.
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.
Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkruan Borrell.
Ndryshe, të hënën në Zveçan protestuesit e dhunshëm lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it.
Të pasigurt në veri ishin edhe gazetarët, ndërsa pati edhe dëmtime dhe djegie të veturave.