Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaKFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta, teksa protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare.

Paraprakisht, trupat e KFOR-it kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën.

Gjatë ditës ka pasur disa inicdente në veri, përfshirë edhe ndërhyrjen e policisë për të larguar protestuesit, që tentuan të hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments