Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaSulmohet vetura ku ndodhej kreu i AGK-së, Rexha thotë se sulmi ndodhi...

Sulmohet vetura ku ndodhej kreu i AGK-së, Rexha thotë se sulmi ndodhi 20 metra larg ushtarëve të NATO-

Protestuesit serbë në Zveçan e kanë sulmuar veturën me të cilën po udhëtonin një grup i gazetarëve të EuroNews Albania, Top Channel dhe gazetari Xhemajl Rexha.

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po udhëtonte me të njëjtën veturë, tha se vetura është ngjyrosur me sprej dhe i janë hequr targat.

“Vetëm 20 metra larg një legjioni ushtarësh të NATO-s, vetura me të cilën po udhëtoja me ekipet e @topchanneltv dhe @EuronewsAlbania u sulmua, u spërkat me sprej, iu hoqën targat, në Zveçan. Turma e maskuar prapa nesh na fyente”, tha Rexha, në një shkrim në Twitter.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments