Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaVon Cramon kërkon tërheqjen e Njësisë Speciale nga veriu

Von Cramon kërkon tërheqjen e Njësisë Speciale nga veriu

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë thirrje për të tërhequr Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Von Cramon, ka thënë se mënyra e vetme për të zgjidhur situatën është dialogu dhe në mënyrë konstruktive.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në veri”.

“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, tha Von Cramon.

Gjatë konferencës është pyetur për sjelljen e Policisë së Kosovës në veri, kur ka thënë se “çfarë dreqin po bëni”.

Lidhur me këtë, ajo ka thënë se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty.

Gjithashtu, Von Cramon i është përgjigjur edhe deklarimit të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, se “mysafirët i presin në Prizren për qebapa”. Ajo ka thënë se ka qenë në Prizren disa herë dhe nga ngrënë qebapa e do të shkojë sërish. Ajo ka thënë se “mos u frikësoni e dua Prizrenin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments