Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje.
Të parët në takim kanë arritur Ilir Peci kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Pozokut.
Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Kështu konfirmuan Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, të cilët pohuan se do të jenë prezent në këtë takim.