Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSerbët e Kosovës ankohen në polici, për presionin që po iu bëhet...

Serbët e Kosovës ankohen në polici, për presionin që po iu bëhet për të shkuar në tubimin e thirrur nga Vuçiq

Njeriu i parë i ekipit serb për negociata në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Policia e Kosovës, në bazë të raportimeve “anonime”, dje ka marrë në bisedë informative drejtorin e Qendrës për Punë Sociale dhe kryetaren e organeve paralele të instaluara në Kamenicë.

“Në ato raporte “anonime” shkruhet se dikush e ka detyruar dikë të shkojë në tubim në Beograd dhe kur sheh se çfarë thuhet në atë raport “anonim, të rremë, nuk ka asgjë”, as nuk thuhet se kush akuzohet dhe as në kënd po bëhet presion. Nuk tregohet, “sepse nuk ka presion”, serbët e Kosovës “e duan Serbinë dhe presidentin e tyre Aleksandar Vuçiq” dhe të gjithë duan të vijnë të mbështesin presidentin në tubimin e 26 majit“, ka pretenduar Petkoviq duke u përpjekur ta kryejë obligimin e tij që të jetë sa më servil ndaj liderit të tij suprem.

Ai ka thënë se “askush nuk po u bën presion” serbëve nga Kosova që të marrin pjesë në tubimin e 26 majit në Beograd, por se ata “vetë shprehën dëshirën për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiq” duke shkuar në tubim sepse, sipas fjalëve të tij, “kështu ata luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë”.

Petkoviq, duke i përcjellë njerëzit të cilët ata i kanë detyruar që edhe në këmbë të shkojnë në Beograd, në mënyrë që spektakli mediatik të jetë sa më i madh, ka deklaruar se “sa më tepër që Prishtina dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti “përpiqen t’i frikësojnë serbët”, aq më i madh është “vullneti” i serbëve që të vijnë dhe ta mbështesin në numër të madh presidentin Vuçiq”./Paparaci

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments