Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBorrell: BE ka dërguar më shumë se 220 mijë predha artilerie në...

Borrell: BE ka dërguar më shumë se 220 mijë predha artilerie në Ukrainë deri më sot, plani është një milion

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dorëzuar Ukrainës deri më sot 220 mijë predha artilerie dhe 1300 granata dhe do të bëjë gjithçka që të arrij qëllimin për dërgimin e një milion sosh brenda vitit, ka bërë të ditur sot përfaqësuesi i BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Këto të dhëna Borrell i bëri të ditur në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, ku tema kryesore ishte mbështetja ushtarake e BE-së për Ukrainën.

Ky është një kërcim i madh në krahasim me të dhënat e dhjetë ditëve më parë, kur u dorëzuan 140 mijë granata.

Shpërthime në ndërtesën e FSB-së ruse në Belgorod

Lexo po ashtuShpërthime në ndërtesën e FSB-së ruse në Belgorod

Në mars, vendet anëtare të BE ranë dakord për një plan për të dorëzuar një milion copë municione në Ukrainë brenda një viti.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur këtë qëllim,” tha Borrell.

“Vlera totale e mbështetjes ushtarake të vendeve anëtare të BE-së dhe Instrumentit Evropian të Ndihmës për Paqe që nga fillimi i sulmit në Ukrainë, ka arritur në 10 miliardë euro”, tha përfaqësuesi i lartë.

Ai theksoi se të gjithë ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare kanë thënë se do të vazhdojnë me mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në takimin e ministrave të mbrojtjes ka marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha pas takimit se fakti që pilotët ukrainas janë duke u trajnuar me aeroplanë luftarakë F 16 nuk do të thotë se NATO po merr pjesë në konflikt.

“Ne ndihmojmë Ukrainën dhe mbështesim të drejtën e saj për të mbrojtur veten, por kjo nuk do të thotë se NATO dhe vendet aleate janë palë në konflikt”, tha Stoltenberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments