Policia e Kosovës e ka konfirmuar se 4-vjeçari i cili kishte rënë dje në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit është gjetur i vdekur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë Gazetës Express se trupi është dërguar për obduksion.
“Po, mund të konfirmoj se trupi është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12:00 në kanalin e Ibër- Lepenci, në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.