Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kryetari i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka mundësinë që të dëshmohet se do të jetë kryetari i parë që do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj pjese.
Ai tha se bashkë me kryetarët e rinj në katër komunat veriore, kanë interes dhe potencial të ndihmojnë në zhvillimin e një jetë shumë-etnik.
Krasniqi në kanal 10 shtoi se “kryetarët e zgjedhur do të jenë aty dhe do të përmbushin mandatin e tyre sipas ligjeve”.
“Aasnjë nga kompetencat që i kanë si kryetar komunave, s’do ta kenë më pak. Kryetari Erden Atiq është më i privilegjuar pasi ka të drejta tjera më të deleguara”, theksoi ai.
“Ku keni pritur me u mbajtë seanca solemne për Erden Atiqin? Edhe në veri është manifestuar puna e mirë. Kryetari i komunës së veriut e ka mundësinë para vetës me dëshmu që është kryetari i parë në shërbim të qytetarëve”.